Capello mbron Rooney-n dhe skuadrën

21/06/2010 08:50

Fabio Capello nuk fshihet pas problemeve që po kalon kombëtarja e Anglisë.

Në një intervistë dhënë për faqen e FIFA-s, tekniku italian analizon dy ndeshjet e dobëta të “Tre Luanëve”, duke vënë theksin në frikën që ka grupi. Ai flet edhe për problemet e mëdha që po kalon sulmuesi Rooney. “Wayne është një lojtar i shkëlqyer dhe i rrezikshëm për cdo kundërshtar. Kundër Algjerisë gaboi në shumë pasime por është përherë shumë deciziv dhe i rëndësishëm. I gjithë problemi qëndron në kokën e tij, jam shumë i sigurt për këtë. Ka vetëm nevojë të zhbllokohet”, thekson tekniku.

Capello ka rinisur punën për ndeshjen e fundit që do të jetë vendimtare për ecurinë e Anglisë në këtë botëror. Sllovenia është një skuadër modeste para emrave të Anglisë por asgjë nuk është e paparashikueshme. Për këtë takim, Capello nuk do bëjë revolucion në skuadër.

“Gjatë ndeshjes mund të bëj zgjedhje të ndryshme. Kemi kohë për të bërë ndryshimet e duhura që këtë herë të mos gabojmë. Problemi nuk është në zotërimin e topit por në qarkullimin e shpejtë. Duhet presion dhe agresivitet dhe këtë dua të shikoj. Lojtarët e mi janë të frikësuar. Në stërvitje janë shumë të zotët, ndërsa në ndeshje ndodh e kundërta”, shton Capello.    

Top Channel