Paraguaj mund Sllovakinë

20/06/2010 15:35

Paraguaji siguron trepikëshin e parë në këtë kampionat botëror, duke mundur 2-0 Sllovakinë në ndeshjet e dyta të Grupit F.

Një ndeshje ku amerikano-jugorët kanë qenë superior si në kontrollin e topit ashtu edhe në raste e krijuara. Në minutën e 27-të të ndeshjes, Barrios jep një asist për Verën i cili zhbllokon rezultatin duke kaluar Paraguajin në avantazh e njëkohisht duke i mbyllur 45 minutat me këtë rezultat.

Pjesa e dytë është zhvilluar më shumë në mesin e fushës e rastet kanë qenë më të pakta pavarësisht tentativave të Sllovakisë për të barazuar shifrat.

Vetëm pesë minuta nga përfundimi i gjithë takimit, i cili në pjesën e dytë kryesisht pati një ritëm të përgjumur, Riveros shënon edhe golin e dytë duke vulosur përfundimisht rezultatin 2-0 të kësaj ndeshjeje, që i zbeh akoma më shumë shpresat e Sllovakisë për një kualifikim të mundshëm për në fazën tjetër të këtij kampionati botërorë.

Top Channel