Eto’o: Jam shumë i zhgenjyer nga eleminimi

20/06/2010 12:50

“Eshtë zhgënjimi më i madh i karrierës time si futbollist”. Ky është komenti që ka bërë sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o pas eleminimit nga boterori që erdhi si pasojë e dy humbjeve rresht.

“Kisha programuar gjatë gjithë sezonit që të zhvilloja një kampionat të mirë dhe të shkoja sa më larg por për fat të keq pas 5 ditësh kjo aventurë do përfundojë”, thekson bomberi i Interit.

Në fund ai shton se Kameruni duhet të luajë një ndeshje pozitive ndaj Holandës për ta mbyllur me dinjitet këtë aventurë.  

Top Channel