Kapelo i zhgënjyer nga skuadra

19/06/2010 04:15

Tekniku italian i kombëtares angleze në futboll, Fabio Kapelo ka shprehur zhgënjim pas barazimit që skuadra e tij mori ndaj Algjerisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të botërorit afrikan.

“U ndeshëm ndaj një skuadre mjaft të mirë, megjithatë loja jonë ishte mjaft e ngadaltë. Nuk jemi në një moment të mirë. Mendoj që situata në fjalë krijohet nga presioni sepse gjatë stërvitjeve lojtarët luajnë mirë rolin e tyre”, deklaroi pas ndeshjes Don Fabio.

Megjithatë Kapelo për sa i përket kualifikimit ka shprehur besim të plotë tek skuadra e tij.

“Jemi me fat që në lojë është edhe një ndeshje. Unë kam gjithmonë besim tek skuadra ime”, përfundoi trajneri italian i “tre luanëve”.

Top Channel