Holanda mposht 1-0 Japoninë

19/06/2010 15:30

Holanda ka mundur Japoninë 1-0 duke hedhur një hap përpara drejt kalimit në turin tjetër të botërorit të Afrikës së Jugut.

Në takimin e vlefshëm për grupin E, tulipanët kanë kaluar në avantazh me anë të Sneijder në minutën e 53-të, pas një pjese të parë të mbyllur pa gola.

Skuadra aziatike bëri disa përpjekje për të ndryshuar rezultatin, por pa sukses.

Holandezët mbajnë vendin e parë në grup me 6 pikë, të pasuar nga Japonia me 3 dhe Kameruni e Danimarka me nga 0 pikë.

Ndërkohë në mbrëmje do të luhet takimi mes Kamerunit dhe Danimarkës.

Top Channel