Gana barazon me Australinë

19/06/2010 17:50

Gana ka barazuar 1-1 me Australinë duke marrë kreun e grupit D në botërorin e Afrikës së Jugut.

Të parët në avantazh kanë kaluar australianët me anë të një goli të shënuar nga Holman në minutën e 11-të.

Një ndërhyrje me dorë e Gyan brenda zone ka detyruar arbitrin e takimit ta nxjerrë me karton të kuq dhe ta japë një penallti të realizuar me sukses nga Mensah në minutën e 79-të.

Megjithatë ganezët nuk kanë mundur të përfitojnë nga epërsia numerike dukë e përfunduar takimin në barazim.

Pas këtij takimi Gana është në krye të klasifikimit me 4 pikë, duke lënë pas Gjermaninë dhe Serbinë me 3 dhe Australinë me 1 pikë.

Top Channel