Franca, përjashtohet Anelka

19/06/2010 18:15

Nicolas Anelka përjashtohet nga kombëtarja franceze. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet.

Mesfushori i kombëtares ka fyer rëndë trajnerin Raymond Domenech gjatë pushimit pas pjesës së pare në takimin mes Francës dhe Meksikës, i fituar 0-2 nga meksikanët.

Të hënën sulmuesi i Chelsea do të largohet nga hoteli i kombëtares dhe ndoshta nuk do të kthehet më aty.

Por Anelka nuk është i vetmi. Gazeta franceze L’Equipe publikon një tjetër episod që tregon qartë kaosin në kombëtaren e Domenech.

Në fund të ndeshjes me Meksikën, William Gallas ka bërë një gjest antisportiv duke i treguar gishtin e mesit gazetarëve të televizionit “TF1” i cili i kërkonte të fliste në lidhje direkte.

Top Channel