Fiton Danimarka, ndëshkohet Kameruni

19/06/2010 21:50

 Danimarka mund me rezultatin 2-1 Kamerunin dhe vazhdon garën për kualifikim.

Ndeshja e radhës e Danimarkës është ndaj Japonisë, ndaj së cilës danezët janë të motivuar për fitore.Fitorja e sotme e danezëve ka ndihmuar hollandezët, të cilët e kanë të sigurt rrugën në etapën tjetër.

Në ndeshjen e sotme Kameruni luajti një lojë të mirë, sidomos në minutat e para dhe të fundit të saj.

Eto’o kaloi ekipin në avantazh në minutën e 10-të. Gëzimi i kamerunasve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 33-të shënon Bendtner për danezët, ndërsa në pjesën e dytë Rommedahl shënoi golin e fitores për Danimarkën.

Minutat e fundit ekipi i Kamerunit shtoi presionin në portën e kundërshtarëve, por nuk arriti që të shënonte golin e barazimit dhe të shpresës për kualifikim.

Top Channel