Anelka fyen Domenech

19/06/2010 11:00

Pas mbarimit të pjesës së parë në ndeshjen mes Meksikës dhe Francës, trajneri Raymond Domenech është fyer rëndë nga Nicolas Anelka, pasi i komunikoi këtij të fundit vendimin për ta zëvendësuar.

Botërori për Francën ka ardhur drejt fundit. Pas barazimit modest më Uruguajin, humbja me Meksikën e ka shkatërruar fare ekipin.

Aventura e teknikut Raymond Domenech me kombëtaren duket se do të mbyllet me fund të hidhur, edhe pse këtij të fundit i ka mbetur një shpresë e vakët. Kështu, nëse Franca fiton thelle ndaj Afrikës së Jugut dhe Meksika e Uruguaji nuk barazojnë, atëherë ndricon një yll edhe për nënkampionët e botës.

Paraqitja e Francës në këtë botëror ka qenë shumë e diskutuar. Duket sikur lojtarët po marrin hak ndaj trajnerit, për zgjedhjet dhe sjelljet e tij, për shkak të të cilave duket se ka humbur respektin dhe vlerësimin e ekipit.

Top Channel