SHBA bëjnë “mrekullinë”

18/06/2010 18:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë mrekullinë në “Ellis Park” të Johanesburgut në një ndeshje dramatike me dy akte përballë Sllovenisë së Matiaj Kek.

2-2 u mbyll 90 minutëshi i Grupit C ku ballkanasit ndodheshin vetem një hap larg historisë. Të parët kaluan në avantazh sllovenët me Birsa në minutën e 13-të dhe në momentin më të mirë për amerikanët, skuadra ballkanase arriti të dyfishojë me Ljubijankic në fund të pjesës së dytë.

Por simfonia ka ndryshuar ritëm në 45 minutëshin e dytë ku amerikanët kanë dominuar, ndërsa sllovenëve nuk u ka mjaftuar ngjeshja në mbrojtje për të siguruar fitoren. Ishte Donovan ai që në minutën e 48-të realizoi një gol të shkëlqyer nga e djathta, ndërsa Tom Bradley, djali i trajnerit Bob Bradley ka shënuar golin e dytë të takimit duke barazuar shifrat.

Në fund të ndeshjes SHBA realizoi një tjetër gol me Edu por arbitri Koman Coulibaly nga Mali e anuloi për një arsye që ende nuk dihet. Me këtë rezultat SHBA ngjitet në kuotën e 2 pikëve dhe Sllovenia në 4 por këta të fundit janë në pozitë më të vështirë pasi ndeshjen e fundit do përballen me Anglinë.

Top Channel