Julio Cesar: Dimë si ta ndalim Drogba

18/06/2010 20:50

Botërori i vërtetë për Brazilin fillon pasnesër në mbremje me ndeshjen kundër rivalëve nga Bregu i Fildishtë.

Kombëtarja e Eriksson që e ka bërë këtë grup të cilësohet si i “hekurt”, tregoi një formë të shkëlqyer fizike në barazimin pa gola kundër Potugalisë, duke kandiduar si një prej skuadrave favorite për të shkuar më tej.

Por gardiani i portës së Selecao-s, Julio Cesar është i bindur se do ta ndalë bomberin Didier Drogba, i cili do luajë që nga minuta e parë. Ai kujton ndeshjen përballë Chelsea, ku përpara tij kishte edhe dyshen Lucio-Maicon. “Në njdeshjen e parë Drogba nuk arriti asnjëherë sepse Lucio e bllokoi. Edhe në përballjen e kthimit kishin pak shanse. Mund t’ia dalim sërish”, thekson portieri i Interit.  

Top Channel