Gjermania vë në dyshim kualifikimin

18/06/2010 15:30

Gjermania zhgënjen në ndeshjen e dytë të grupit duke vënë në diskutim kualifikimin për në fazën e 1/16-ave.

Serbia e ka shtangur skuadrën e Joakim Loew duke i marrë një 3 pikësh me shumë vlera pasi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në një ndeshje ku nuk kanë munguar kartonat dhe penalltitë.

Një pjesë e madhe e takimit u vendos nga dalja me karton të kuq e Mirislav Kloses në minutën e 37-të të takimit dhe vetëm një minutë më pas Serbia ka shënuar golin e avantazhit me Jovanovic. Në 45 minutëshin e dytë Gjermania e nisi lojën në sulm duke kërkuar me ngulm barazimin por ballkanasit gabuan shumë pak në repartin mbrojtës. Rastet më të pastra i pati sulmuesi Lukas Podolski, i cili humbi një rast flagrant përballë portierit serb Stojkovic.

Pak minuta më pas Podolski humbi edhe një 11 metërsh të pritur nga portieri kundërshtar. Me kalimin e minutave Gjermania u zhvendos në gjysmëfushën kundërshtare por kjo u ka lënë hapësira ballkanasve të cilët iu afruan dy herë golit të dytë me Jovanovic që goditi shtyllën dhe Zigic i cili u ndal nga tranversa.

Me këtë rezultat, Grupi D komplikohet më shumë pasi tashmë janë tre skuadra me nga tre pikë ku Gana ka avantazh pasi nuk e ka luajtur ende ndeshjen me Australinë.   

Top Channel