FIFA sqaron ‘incidentin’ me koreano-veriorët

18/06/2010 13:00

FIFA sqaron historinë e 4 futbollistëve koreano-veriorë ‘të zhdukur’.

An Chol Hyok, Kim Myong Won, Kim Kyong II e Pak Sung Hyok, për të cilët u fol se nuk ndodheshin në kombëtare, FIFA siguron se ata janë në dispozicion të plotë te skuadrës aziatike, por bëhet fjalë vetëm për një gabim transkriptimi.

Për ngjarjen që përhapi alarm sakaq, FIFA nxitoi të sqarojë situatën.

“4 futbollistët janë në dispozicion të plotë të ekipit. Bëhej fjalë vetëm për një gabim transkriptimi në ndeshjen kundër Brazilit”, tha Gordon Watson, përgjegjës i marrdhënieve me Shtypin në Federatë.

Top Channel