E dashura e Casillas, shkaku i humbjes së Spanjës

18/06/2010 10:00

Spanjollët e kanë gjetur motivin e humbjes ndaj Zvicrës me rezultatin 1-0.

Shkak është Sara Carbonero, e dashura e portierit spanjoll Casillas, që sipas disa zërave e ka shpërqendruar partnerin e saj, ndërsa ky i fundit ishte në lojë.Sara Carbonero është një gazetare sportive.

Disa zëra dashakeqës thonë se pak caste para se të pësonte golin, Iker Casillas vuri re se ndërsa Sara po bënte një lidhje me kanalin për të cilin punonte, disa fotografë po merrnin imazhe të saj.
Casillas e ka pikasur këtë moment dhe është shpërqëndruar duke mos e patur shumë mendjen në lojë. E gjithë kjo situatë e ka ndëshkuar të shkretin portier me një gol nga një ekip i dobët sic është Zvicra.

Pas takimit Casillas ka folur për gazetarët si dhe për të dashurën e tij, e cila me shumë profesionalitet nuk tregoi as edhe një gramë dashuri në momentin e intervistës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel