Domenek: Nuk kam fjalë

18/06/2010 01:20

Pas humbjes shokuese ndaj Meksikës, ku Franca e sheh veten tashmë thuajse jashtë Botërorit, trajneri i “gjelave”, Rajmond Domenek u shpreh i zhgënjyer për paraqitjen.

“Nuk kam fjalë. Është një zhgënjim për të gjithë ata që na besuan. Një episod ndryshoi rrjedhën e lojës dhe ne nuk ishim të aftë të reagonim”, deklaroi Domenek në një intervistë për gazetarët menjëherë pas ndeshjes. Meksika fitoi pastër, 2-0 ndaj Francës. Golat u shënuan nga Hernandez në minutën e 64 dhe Blanko me 11 metërsh në të 79-ën.

Top Channel