Capello zgjedh James, Green paguan gabimin

18/06/2010 15:50

Robert Green e paguan shtrenjtë gabimin në ndeshjen e parë kundër SHBA-së pasi Fabio Capello ka zgjedhur David James për ndeshjen e dytë kundër Algjerisë.

40 vjecari James do luajë si titullar në takimin e rëndësishëm që do zhvillohet mbremjen e sotme në Cape Town. Ai ka zhvilluar 50 ndeshje me kombëtaren dhe ne Angli aktivizohet me Portsmouth.

Një fitore e “Tre Luanëve” në një farë mënyre do të ishte edhe një dhuratë për trajnerin Fabio Capello, i cili mbush sot 64 vjec.

Formacioni më i mundshëm anglezëve është; Johnson, Carragher, Terry, Ashley Cole, Lampard Barry, Lennon, Rooney,  Gerrard dhe Heskey.

Top Channel