Beckenbauer i zhgënjyer nga Franca

18/06/2010 20:40

Mremjen e djeshme Franca ishte protagonistja negative e këtij botërori duke shfaqur një formë pothuajse të ngjashme me atë të vitit 2002.

Dështimi i bluve nuk ka kaluar pa u vënë re nga një prej legjendave më të mëdha të futbollit botëror, Franz Beckenbauer.

“Deri tani ata janë zhgenjimi më i madh i këtij botërori. Mënyra se si luajtën nuk është e denjë për Kupën e Botës. Më shumë lidhje kishte me një ndeshje përgatitore. Ajo që më goditi më shumë ishte mënyra se si e pranuan humbjen pasi askush nuk u rebelua. U kuptua që në ajër se nuk formojnë një skuadër të bashkuar”, theksoi “Kaizeri”.  

Top Channel