“Emri”, Arifi: Të shqyrtohet “Iliro-Maqedoni”

18/06/2010 12:30

Kryetarja e komisionit për politikën e jashtme në Parlamentin maqedonas, Teuta Arifi ka deklaruar se propozimi “Iliro-Maqedoni” për zgjidhjen e cështjes së emrit duhet shqyrtuar.

“Duke pasur parasysh se cështja e emrit është në diskutim e sipër, përse të mos japin propozimet e tyre edhe subjektet politike shqiptare”, është shprehur Arifi.

Ajo ka paralajmëruar se propozimin “Iliro-Maqedoni”, i bërë nga deputeti Fazli Veliu, do ta sjellë për trajtim në komisionin parlamentar për politikën e jashtme.

Top Channel