Wimbledon ndalon vuvuzelat

17/06/2010 12:35

Wimbledon ka ndaluar vuvuzelat: trumbetat emblemë të botërorit të Afrikës së Jugut nuk mund të hyjnë në tempullin e tenisit.

“Rregullorja jonë parashikon shumë ndalime, përfshirë edhe boriet, zilet dhe nga ky vit edhe vuvuzelat. I kërkojmë të gjithë spektatorëve të mos i sjellin”, thuhet në faqen zyrtare të këtij evenimenti.

Që prej një jave shumë dyqane në Britaninë e Madhe kanë nxjerrë në shitje vuvuzelat, por që nuk mund të jenë kolona zanore e Championships që do të fillojnë prej të hënës.

Top Channel