Shtypi iberik: “Leksion përuljeje”

17/06/2010 09:45

Në Spanjë ende nuk e besojnë se ekipi kombëtar është mundur nga Zvicra në ndeshjen e parë në grup në botërorin e Afrikës së Jugut.

Media spanjolle sot është përqendruar të kjo humbje duke kritikuar ekipin, ndërsa theksohet se ky ishte një leksion përuljeje.

“Marca” shkruan se: “E nisëm keq botërorin. Zvicra suprizoi një Spanjë të pafat në portë”.

Ndërsa “As” thekson se kombëtarja hoqi dorë nga stili i saj i lojës dhe ndeshja ishte në total e pafat për të.

E famshmja “El Pais” shkruan në faqe të parë se “Spanja u rrëzua përballë Zvicrës”, ndërsa “El Mundo” hapet me titullin e madh: “Një makth për fillim”.

Top Channel