Maradona sulmon Pele-në e Platini

17/06/2010 09:45

Diego Armando Maradona, si gjithnjë shkakton polemika me deklaratat e tij.

Ditët e fundit shumë e kanë diskutuar mënyrën e tij të të punuarit si trajner dhe ai kërkon t’u japë përgjigje njëherë e mirë të gjithëve, madje edhe duke sulmuar emra të përvecëm dhe të mëdhenj të futbollit, si p.sh Pele

“Nuk habitem nga fjalet e tij. Pele bën mirë që të kthehet në muze. Unë jam ende protagonist, si në pankinë ashtu edhe në fushë, ndërsa Pele-së kurrë nuk i ka ofruar kush ndonjë vend si drejtues”, tha Maradona.

Ndërsa për Platini-në, i cili vuri në dyshim aftësinë e trajnerit argjentinas, Maradona tha: “Unë dhe ai gjithnjë kemi mbajtur shumë distancë. Maksimumi thonim vetëm nga një përshëndetje dhe kaq. E dimë të gjithë si janë francezët, kujtojnë se janë më të mirë se të tjerët…”

Top Channel