Greqia, fitore historike dhe shpresë për kualifikim

17/06/2010 18:05

Greqia ka fituar përballë Nigerisë duke komplikuar situatën në Grupin B ku tashmë luftojnë 3 skuadra për të kaluar në fazën tjetër, përvec Argjentinës që tashmë pret të mësojë emrin e kundërshtarit të radhës.

Skuadra e Otto Rehagel ka përfituar nga nxjerrja me karton te kuq e nigerianit Kaita në mesin e pjesës së parë kur rezultati ishte 1-0 për Nigerinë. Ndeshja nisi me dominimin e afrikanëve që shënuan të parët me Uche në minutën e 16-të. Minutat pas kartonit të kuq u dominuan nga Greqia që rrezikoi disa herë portën e nigerianëve, duke barazuar gjithcka me Salpingidis në minutën e 44-t.

Edhe gjatë fraksionit të dytë, helenët e Rehagel rrezikuan disa herë, por rastin më flagrant e pati Nigeria pasi Yakubu dhe Obasi kanë bërë të më të pamenduarën duke mos realizuar dot golin e dytë. Goli i Greqisë erdhi në minutën e 25-të me Torosidis, i cili përfitoi nga një grushtim i portierit Enyeama, duke i dhuruar skuadrës së tij tre pikët e para në grup.

Ndeshjet e treta do vendosin gjithcka pasi Greqia shpreson të kalojë Korenë e Jugut dhe Nigerinë nëse arrin të mos humbasë kundër Argjentinës së Diego Armando Maradonës.  

Top Channel