Franca pranë lamtumirës

17/06/2010 22:40

Franca ka vendosur në një pikëpyetje të madhe vazhdimin e aventurës së saj në Botërorin Afrika e Jugut 2010.

Francezët u mundën me rezultain e pastër 2-0 nga Meksika në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin A, mëgjithëse e nisën ndeshjen si favoritë.

Pjesa e parë e takimit megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, përfundon me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë Meksika kalon në avantazh kur pas një asisti të marrë prej mbrojtësit Markes, Hernandez i ndodhur në një pozicion të dyshimtë loje, gjen rrjetën kundërshtare. Meksika në avantazh. 15 minuta më vonë  francezët pësojnë goditjen e dytë, gjyqtari i takimit, Ghamedi akordon një 11 metërsh për meksikanët. Blanko merr përsipër ekzekutimin e saj dhe dyfishon rezultatin. Minutat në vazhdim nuk sollën ndryshim rezultati megjithë përpjekjet e francezëve.

Grupi A udhëhiqet nga Uruguaj dhe Meksika me nga 4 pikë të ndjekur nga Franca dhe Afrika e Jugut me nga 1 pikë.

Pas këtij takimi, francezët e Domenek rrezikojnë seriozisht kualifikimin. E vetmja shpresë e tyre mbetet përfundimi i ndeshjes së ardhshme Uruguaj-Meksikë me fitoren e njërës prej skuadrave, si dhe të mposhtin Afrikën e Jugut me mbi 3 gola diferencë.

Të premten luhen ndeshjet e Grupit C, SHBA-Slloveni në orën 16:00 e Angli-Algjeri në orën 20:30 si dhe takimi i Grupit D, Gjermani-Serbi në orën 13:30.

Top Channel