Eto’o: Në të djathtë me kërkesë të trajnerit

17/06/2010 13:40

“Kam luajtur në anën e djathtë me kërkesë të trajnerit”. Kështu është shprehur Samuel Eto’o duke shpjeguar pozicionin e tij në garën e humbur të Kamerunit me Japoninë 1-0.

“Le Guen mendonte se skuadra do të kishte një kartë më shumë me këtë zgjidhje”, është shprehur sulmuesi i Interit për Canal Plus.

“Dua të them se për gjithë karrierën time gjithnjë kam luajtur në një pozicion tjetër. Kjo nuk mund të thotë se nëse një trajner më thotë të ndryshojë, unë të refuzoj ta bëjë”, është shprehur Eto’o.

Top Channel