Domenech “kopjon” shembullin e Italisë

17/06/2010 15:40

Tekniku i Francës, Raymond Domenech është një nga njerëzit që e urren më shumë kombëtaren e Italisë pas disfatës së Berlinit 4 vjet më parë, por kjo nuk e kursen të marrë teknikun Lippi si shembull për gjendjen që po kalon skuadra e tij në këto momente.

Edhe pse mediat nuk e kanë lënë asnjë moment të qetë për zgjedhjet e bëra dhe opinioni publik është pothuajse i gjithi kundër, Domenech nuk lëviz asnjë centimetër nga qendrimi i tij. Në ndeshjen e sotme kundër Meksikës ku humbja do ta conte Francën afër eleminimit, Domenech tenton me tredhëmbëshin Henry-Ribery-Anelka, duke lënë jashtë talentin Gourcuff.

“Nuk dua t’ia di për pesimizmin që ekziston dhe gjithcka që mund të shkruajnë apo thonë të tjerët. Nuk na ndodh vetëm ne. Unë mendoj për vitin 2006 dhe ajo që u tha kundër Italisë”, thekson Domenech. Francën në finale e shikojnë vetëm 4 % e francezëve, ndërsa 59 % mendojnë se kombëtarja e tyre nuk do ecë më shumë se faza e 1/8-ave.  

Top Channel