Zvicra përul kampionët e Evropës

16/06/2010 17:45

Zvicra ka mundur Spanjën në ndeshjen e vlefshme për grupin H të botërorit Afrika e Jugut. Kampionët e Evropës janë mposhtur falë golit të Fernandez në minutën e 52-të të takimit pas një aksioni në zonë.

Edhe pse përpjekjet e spanjollëve për të ndryshuar rezultatin ishin të shumta, asnjë prej tyre nuk rezultoi me sukses.

Zviceranët kanë kryer gjatë gjithë kohës zbritje të rrezikshme në portën kundërshtare duke vënë në vështirësi portierin Casillas.

Pas këtij takimi, Zvicra mban vendin e parë të grupit H bashkë me Kilin, ndërkohë që Spanja dhe Hondurasi gjenden në fund të klasifikimit.

Top Channel