Rooney mbron ekipin dhe Capello-n
16/06/2010 14:20
“Në Angli ka pasur shumë kritika pas barazimit tonë kundër SHBA-së. Duhej të fitonim por barazuam edhe pse nuk luajtëm keq”.
Me këtë koment, Wayne Rooney kërkon të mbrojë skuadrën e Anglisë ndaj kritikave të ashpra të shtypit britanik. Në vijim të deklaratës, sulmuesi i Manchester United mbron teknikun Fabio Capello pasi ai u sulmua nga Franz Beckenbauer për menyrën se si e ka ndërtuar lojën tek Anglia.
“Ai është një mit dhe mund të thotë cfarë të dojë porn e nuk luajmë shkelmo dhe vrapo. Krijuam shumë raste, ndërsa SHBA e goditi vetëm dy herë portën. Nuk më rezulton se na frikësuan”, përfundon bomberi i kombëtares së “Tre Luanëve”.
Top Channel