Pirlo përmirësohet, shpresë për ndeshjen e tretë

16/06/2010 21:10

Mjeku i kombëtares italiane, Enrico Castellacci përdorë fjalë inkurajuese mbi Pirlon. “Është duke u përmirësuar”, shprehet ai.

“Rezonanca magnetike ka konfirmuar përmirësimin muskulor të pulpës. Objektiv mbetet rekuperimi për ndeshjen e tretë ose faza tjetër”, ka deklaruar Castellacci.

Pas dy ditësh, nëse do t’u përgjigjet pozitivisht testeve të parashikuara, Pirlo, që për momentin bën vetëm vrapime të lehta, do të intensifikojë punën teknike.

Top Channel