Maicon: Tentova golin

16/06/2010 12:05

Goli i rrallë i shënuar nga Douglas Maicon në ndeshjen ndaj Koresë së Veriut është i një shkalle shumë të lartë vështirësie, prandaj shumë analistë e kane cilesuar atë gjuajtje me shumë si një krosim për në zonë.

Por vetë protagonisti i kombëtares së Dungës shprehet se synimi i tij në atë kënd ishte ta fuste topin në rrjetë. “Goditja shënjestroi portën dhe nuk mendova për një krosim”, shprehet mbrojtësi i Interit, i cili zhbllokoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë.

“Këtë goditje e kam provuar edhe në një miqësore me Portugalinë. Jam i kënaqur për golin dhe fitoren”, shton Maicon. Në fund të intervistës ai thekson se e priste një ndeshje të vështirë, ashtu sic rezultoi ajo e mbremjes së djeshme kundër Koresë së Veriut.   

Top Channel