Lajme të këqija për Buffon, rrezikon botërorin

16/06/2010 16:45

Probleme shëndetësore për Gianluigi Buffon të cilit i është kthyer një hernie diskale nga e cila ka vuajtur disa vite më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur stafi mjekësor i kombëtares italiane, i cili është shprehur i gatshëm të bëjë të pamundurën për ta kthyer portierin në fushën e blertë, edhe pse koha e rekuperimit është e papërcaktuar.

Përfundimi ka dalë pas analizave mjekësore, të cilave Buffon iu është nënshtruar mëngjesin e sotëm.

Me siguri portieri i kombëtares së kaltër nuk do jetë në ndeshjen me Zelandën e Re dhe Sllovakinë, por ekziston mundësia për të mos qenë prezent gjatë gjithë botërorit.

Top Channel