Koreja e Veriut, regjimi përgezon kombëtaren

16/06/2010 10:05

Regjimi komunist i Phenianit ka uruar kombëtaren e Koresë së Veriut oër ndeshjen e mremjes së djeshmë edhe pse te humbur 2-1 përballe Brazilit.

Agjencia zyrtare e lajmeve të shtetit komunist, Kcna komplimenton lojtarët, duke i cilësuar “heronj”. Më tej, në komentin e urimit, agjencia e lajmeve shton se lojtarët nuk e humbën asnjëherë besimin.

Koreja e Veriut mundi t’i bëjë balle Brazilit vetëm në 45 minutat e para të ndeshjes pasi me fillimin e pjesës së dytë Brazili shenaoi golin e parë dhe më pas të dytin. Goli i koreanëve në fund të takimit ishte historik për skuadrën e vendit aziatik.

Top Channel