Eriksson: Jabulani i dyshimtë, por tani është vonë

16/06/2010 13:50

Tekniku suedez i Bregut të Fildishtë, Sven Goran Eriksson shton polemikat në lidhje me topin e këtij botërori Jabulani.

Sipas tij, nëse tani është vonë për të folur, kjo duhet të ndodhë pas kampinatit. “Kushdo mund të thotë se gjatë ndeshjeve por edhe në stërvitje ky top ka një trajeektore valore”, thekson Eriksson.

Eriksson shtoi se ndërhyrja është e pamundur tashmë, por në të ardhmen duhen marrë parasysh edhe gjyklimet e portierëve. Ndërkohë FIFA nuk ka planifikuar asnjë mbledhje për këtë cështje. “Për aq sa jam në dijeni nuk është planifikuar asnjë takim në FIFA”, shprehet zëdhënësi Nicolas Maingot.

Top Channel