Casillas mban Spanjën me këmbë në tokë

16/06/2010 08:55

Sot zhvillohen ndeshjet e Grupit H të botërort ku të gjithë i kanë kthyer sytë nga Spanja, e cila shihet si skuadra e vetme për të shpëtuar ndeshjet e para në grupe pas përballjeve të vakëta dhe me shumë pak gola.

Në 47 ndeshjet e fundit, kampionët e Europës kanë regjistruar vetëm një humbje dhe kjo ka ardhur edhe falë portierit Casillas. “Do bëjmë shumë gabim nëse mendojmë se fitohet pa zbritur nga autobusi. Duhet të jemi të matur, të qetë dhe të kemi respekt për të gjithë kundërshtarët, duke nisur që nga Zvicra që është një kockë e forte. Kemi me vete eksperiencën e Konfederatave ku një ekip më i dobët si SHBA na mundi duke na eleminuar”, thekson gardiani i portës se Spanjës.

Më tej ai tur elozhe për kombëtaren, pjesë e së cilës është prej 10 vjetësh. “Përvec lojtarëve me talent jemi edhe një familje e madhe. Kemi mësuar të mbledhim frytet e lojës tonë të bukur. Luis Aragones e Vicente Del Bosque janë dy trajnerë me karakter të ndryshëm por taktikisht ndjekin të njëjtin rrgë”, përfundon Casillas.

Top Channel