Të vegjëlit “kundër” PD-PS

15/06/2010 15:45

Të ndara për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, partitë e vogla, pavarësisht pozicionimit në mazhorancë apo opozitë bashkohen në një pikë, domosdoshmërine sipas tyre për të ndryshuar Kodin dhe sistemin aktual zgjedhor.

“Për ne është themelore që të zbatohet neni 64 i Kushtetutës. Sistemi duhet të garantojë një përfaqësim sa më proporcional në parlamentin e Shqipërisë”, u shpreh Edmond Haxhinasto, nenkryetar i LSI-së.

Për Skënder Gjinushin e Partisë Socialdemokrate per te manipuluar me sistemin aktual mjaftonte te godisje fort sic thote ai ne qarqet e medha si pershembull ne Tirane e Durres. Ai pohon se per te provuar deformimin mjafton te hapen kutite e ketyre qyteteve.

Pikerisht per shkak te rezultatit qe prodhuan keto zgjedhje Gjinushi kerkon nje reforme te efektshme ne pershtatje te realitetit politik shqiptar.

“Kodi duhet të jetë realisht konsensual, duhet të jetë një sistem që i përshtatet situatës politike në Shqipëri, me një sistem të pastër dhe zgjedhje të pastra ku gjithkush mund të kualifikohet apo skualifikohet sipas meritës”, u shpreh Gjinushi.

Sipas Paskal Milos sistemi spanjoll nuk eshte i duhuri, ndaj rikthimi tek nje sistem miks si ai i meparshmi do te ishte nje zgjedhje e duhur.

“Sistemi zgjedhor në Shqipëri duhet t’i rikthehet asaj përqasjeje  tradicionale që ka patur dhe që është njohur me atë që është quajtur sistemi gjerman”, tha Milo.

Sistemi zgjedhor i adoptuar ne zgjedhjet e kaluara, pas ndryshimit te kushtetutes, u kundershtua fort nga partite e vogla, pasi shumica e tyre nuk arriten te perfaqesoheshin ne parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA