Studiuesit: Vuvuzela, pasoja katastrofike në dëgjim

15/06/2010 02:10

Ekspertët francezë, shprehen se efektet që shkakton zhurma e vuvuzelës, instrumentit tradicional afrikano-jugor, mund të jenë katastrofike për dëgjimin.

Sipas tyre, tingujt e zhurmës që lëshojnë “trompat e ngjyrosura” janë të barabarta me zhurmën që shkaktohet nga britmat e një stadiumi kur tifozët gëzojnë. Studiuesit shkojnë më tej duke u shprehur se ekspozimi ndaj zhurmave të tilla shkakton trauma akute.

Studimi publikohet pas deklaratës së kreut të FIFA-s, Sep Blater i cili doli në mbrojtje të instrumentit afrikano-jugor, vuvuzela, duke u shprehur se ato nuk do të ndalohen nëpër stadiume.

Top Channel