Rama:Zgjidhja përmes transparencës

15/06/2010 13:55

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i bëri apel kryeministrit Sali Berisha që të mos i mbajë vizat, daljen nga kriza ekonomike dhe rrugën e integrimit, peng të korrupsionit elektoral.

Në një prononcim për mediat nga selia rozë, kreu i PS-së theksoi se vendi vijon të futet në krizë gjithnjë e më të thellë institucionale dhe ekonomike dhe zgjidhja mbetet nevojë emergjente.

Sipas Ramës zgjidhja vjen përmes transparencës së zgjedhjeve, ndërsa theksoi se të vërtetën për atë cka ndodhi në 28 qershor, tashmë e dinë të gjithë.

“Ne kërkojmë zgjidhje për problemet dramatike që ka vendi dhe këto zgjidhje i kërkojmë përmes shprehjes së vullnetit politik në procesin e një marrëveshjeje kompromisi që i hap rrugë transparencës”, theksoi Rama.

Kreu i PS-së vlerësoi edhe apelin e ri të Bashkimit Evropian bërë për zgjidhjen e krizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA