Portugalia dhe “Elefantët” ndajnë barazimin

15/06/2010 18:00

Portugalia dhe Bregu i Fildishtë kanë ndarë një barazim pa gola në takimin e parë të grupit të “hekurt”.

Një ndeshje pa shumë emocione ku portugezët e panë veten në vështirësi, ndërsa skuadra e Eriksson arriti të shfaqej më shumë. Pjesa e parë dhuroi shumë pak emocione ku vecohet një shtyllë e sulmuesit Cristiano Ronaldo por më pas afrikanët fituan terren duke i lënë shumë pak hapësira kombëtares së drejtuar nga Queiroz.

45 minutëshi i dytë dhuroi më shumë emocione pasi “Elefentët” e transferuan lojën në gjysmëfushën e Portugalisë. Futja në lojë e Didier Drogba i dha më shumë shpejtësi në sulm Bregut të Fildishtë që iu afrua disa herë golit.

Kombëtarja e drejtuar nga Eriksson nuk arriti të finalizonte në portë sulmet e shumta, duke u mjaftuar me vetëm një pikë, ashtu si Portugalia. Ndeshja tjetër e këtij grupi Brazil-Kore e Veriut do luhet sot në mbremje në orën 20:30.  

Top Channel