Brazili, Portugalia, Bregu i Fildishtë, më keq se kaq nuk mund të shkonte shorti për Korenë e Veriut, skuadra më pak e kuotuar në këtë grup.
Por trajneri Kim Jong Hun nuk dorëzohet lehtë dhe paralajmëron botën se skuadra e tij do surprizojë ndaj Brazilit. “Luajmë për të fituar. Duam të lumturojmë presidentin tonë Kim Jong Il”, shprehet tekniku, i cili ka mbartur dëshirën e madhe për të nderuar liderin e vendit të tij.
“Di që Brazili është një skuadër e favorizuar për fitoren por mentaliteti i koreanoveriorëve është shumë i fortë dhe cilësia e lojtarëve të mi nuk është e ndryshme nga ajo e skuadrave të tjera”, përfundon Kim Jong Hun. Koreja e Jugut ka një skuadër të përbërë nga lojtarë vendas dhe koreanoveriorë të lindur në Japoni.
Top Channel