
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit është ekzekutuar me armë zjarri pistolete nje 31-vjecar. (UPDATE)
Viktima eshte Sajmir Binjaku, bashkepronari i nje hoteli ne kete qytet. Ngjarja ndodhi rreth ores 22:40 prane nje qendre interneti ne kryqëzimin e Cerrikut. Sipas burimeve te policise nga hetimet paraprake rezulton se atentati mund te jete kryer per shkak te konflikteve te viktimes disa vite me pare, kohe kur 31-vjecari ka qene emigrant ne Itali.
Disa vite me pare eshte ekzekutuar edhe vellai i tij ne shtetin fqinj, duke e drejtuar pisten e hetimeve drejt hakmarrjes. Policia ben te ditur se ka identifikuar autoret dhe po ben te mundur kapjen e tyre por emrat nuk behen te ditur per arsye hetimi. Vrasesi ka qene i maskuar gjate momentit te ekzekutimit dhe e ka gjetur Binjakun duke luajtur ne kompjuter dhe e ka qelluar me 10 plumba me nje pistolete me silenciator.
Me pas ai eshte larguar ne eresire pasi eshte siguruar se viktima kishte vdekur. Policia vazhdon kerkimet per gjetjen e autorit tashme te identifikuar.
Top Channel