Buffon, rekuperimi kërkon më shumë se dy ditë

15/06/2010 18:40

Italia merr goditjen e dytë të madhe pas dëmtimit të mesfushorit Andrea Pirlo.

Pak orë pasi portieri Buffon u shpreh se do të bënte vetëm dy ditë pushim për shkkak të një shqetësimi në shpinë, një tjetër alarm “ngrin” kombëtaren kampione bote. Mjeku Enrico Castellacci sqaron se për momentin nuk mund të japë asnjë datë të saktë për rikthimin e portierit.

“Buffon po kalon një tërheqje të fortë shiatike në të majtë. Do nisë menjëherë terapinë mjekësore dhe një fizioterapi të detajuar”, thekson Castellacci. Duke edhe nivelin jo të lartë të skuadrës kundërshtare te radhes që është Zelanda e Re, Lippi mund të vendosë që Buffon të qëndrojë pushim dhe në vendin e tij të luajë 26 vjecari Federico Marchetti.

Top Channel