Brazili vuan me Korenë e Veriut

15/06/2010 22:35

Një Brazil racional arrin të fitojë me vështirësi 2-1 ndaj Koresë së Veriut në ndeshjen e dytë të Grupit G.

Loja nisi e varfër nga të dyja skuadrat, me brazilianët të cilët merrnin iniciativën të parët për të gjetur golin e avantazhit. Por djemtë e Dungës nuk arritën thuajse asnjëherë gjatë 45 minutëshit të parë që të rrezikojnë seriozisht portën koreano-veriore, kjo falë edhe vendosjes së mirë taktike të aziatikëve.

Megjithë rastet e mira shënimi dhe goditjeve nga distanca të Robinjos në 5 minutëshin e fundit të pjesës së parë, rezultati zhbllokohet vetëm në minutën e 55-të, kur Maikon, pas një topi të marrë prej Elanos, futet brenda zonës dhe godet në një pozicion të prirët. Brazili kalon në avantazh.

Pas shënimit të golit, koreanët mendojnë më shumë për sulmin, duke lënë edhe më shumë hapësira pas. Në një rast të tillë, në minutën e 72-të, Robinjo nxjerr një top perfekt për mesfushorin Elano i cili brenda zonës në një distancë të afërt nuk e ka të vështirë të dyfishojë rezultatin.

Një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt, koreano-veriorët shtangin brazilianët teksa shënojnë gol me anë të Jun Nam Ji. Minutat në vazhdim nuk ndryshojnë rezultatin. Brazili fiton 2-1.

Pas përfundimit të ndeshjeve të para, Grupi F udhëhiqet nga Brazili me 3 pikë i ndjekur nga Portugalia e Bregu i Fildishtë me nga 1 pikë dhe Korea e Veriut me 0 pikë.

Nesër luhen ndeshjet e para të Grupi H, ku Kili do të përballet me Hondurasin e Spanja me Zvicrën dhe ndeshja e dytë e Grupit A, ajo mes Afrikës së Jugut dhe Uruguajit.

Top Channel