Botërori, kolonat zanore “lulëzojnë” në disa vende

15/06/2010 16:00

Në këtë kampionat botëror duket se nuk janë vetëm vuvuzelat si kolonë zanore që e shoqërojnë evenimentin më të madh të futbollit.

Vende të ndryshme kanë përshtuatur këngë të ndryshme për të mbështetur skuadrën e tyre në botërorin e Afrikës. Këngëtari kanadezo-somalez K’han ka vendosur një rekord shitjesh në Gjermani, Zvicër dhe Austri me këngën “Uejvin Flg”.

Edhe meksikani Emanuel i ka kushtuar një këngë përfaqësueses së tij në këtë botëror e cila flet për ëndrrën e një djaloshi të vogël që kishte ëndërr që të bëhej një yll i botërorit. Një cudi vjen nga Koreja e Jugut, të cilët nën ritmin e këngës së fashme të Pet Shop Boys “Go West”, janë përpjekur në gjuhën e tyre që të mbështesin përfaqësuesen koreane.

Edhe anglezët nuk mbeten prapa me përpunimin e këngëve të vjetra, duke ia përshtatur skuadrës aktuale me rreperin Dizi Raskal dhe komedianin Xhejms Korden. Por nuk ka munguar në këtë kolazh të vacantë dhe kënga imazh e këtij kampionati botëror Waka Waka e Shakirës e cila mbështet kombëtaren e saj kolumbiane.

Top Channel