Apeli harron transparencen

15/06/2010 16:30

Gjykata e Apelit vazhdon të mbetet institucioni më hermetik në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Pavarësisht se qeveria amerikane shpenzoi në një projekt dhjetëra mijëra dollarë per transparencen, në këtë gjykatë është mision i pamundur ndjekja e proceseve gjyqësore dhe vendimet merren me dyer të mbyllura, larg syve të publikut.

Kur ambasadori amerikan John Withers ne muajin dhjetor te vitit te kaluar njoftoi perfundimin e projektit qe do te rriste transparencen dhe aksesin e publikut ne Gjykaten e Apelit, u shpresua se pas kesaj situate do te ndryshonte.

Gjashte muaj me pas nga nje vrojtim i Top Channel per menyren se si zhvillohen seancat ne kete gjykate, rezulton se transparenca eshte ceshtja e fundit ne liste per te cilen shqetesohet gjykata. Per te ndjekur nje seance gjyqesore me kamera cdo gazetar duhet te kaloje disa pengesa. E pas sorrollatjeve pa fund, gazetari duhet t’i shtroje kerkesen gjyqtarit per ndjekje me kamera te procesit, gje e cila ne te shumten e rasteve refuzohet, sikurse edhe kete te marte.

Gjykata e Apelit eshte e vetmja gjykate ne vend qe funksionon ne kete menyre kaq hermetike. Edhe pse ambasadori John Withers  gjate prezantimit te projektit per ngritjen e Zyres per Informimin e Publikut ne kete gjykate kishte si kryefjale te veten transparencen.

“Një sistem veprimi në gjykatë që është i lirë nga influencat që dhe që lejon transparencë për publikun e akses është detyrë dhe gur kilometrazhi në suksesin e reformës”, tha Withers.

Gjate kesaj ceremonie edhe nenkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu nenvizoi hapjen e ketyre dyerve.

“Gjykatat japin dhe veprojne si formue te izoluara ku njerëzit ndalohen te kalojne pragun e deres nuk mund te presim qe drejtesia qe jepet nga gjykata te kuptohet prej tyre kur ata nuk jane lejuar te kalojn e as pragun e deres”, tha Spahiu.

Top Channel