Kampionët e botës përballë Paraguajit të uritur

14/06/2010 09:45

Italia kampione bote zbret sot në tapetin e gjelbër të stadiumit në Cape Town për të zhvilluar ndeshjen e parë të grupit F ndaj Paraguajit.

Një debutim i vështirë për të kaltërit e Lippi-t, të cilët vijnë në këtë botëror mes kritikave të shumta për trajnerin që ka lënë në shtëpi talente si Cassano, Balotelli apo Rossi.

Lippi ka shumë mundësi të hedhë në fushë një skuadër me modulin 4-2-3-1 ku Cannavaro e Chiellini do vendosen para Buffon. Criscito e Zambrotta mbrojtësa krahu, De Rossi e Montolivo në qëndër të mesfushës, ndërsa Iaquinta, Marchiso e Pepe pas sulmuesit Gilardino.

Nga ana tjetër, Paraguaji që ka zhvilluar një fushatë eleminatore perfekte duke mundur edhe Brazilin e Argjentinën, mund të luajë me modulin 4-4-2. Ndeshjet e tjera të ditës së sotme janë ato të orës 16:00 Japoni-Kamerun dhe 13:30 Holandë-Danimarkë.

Top Channel