Japonia fiton 1-0 me Kamerunin

14/06/2010 17:55

Japonia ka mundur 1-0 Kamerunin në takimin e dytë të grupit B të Botërorit të Afrikës së Jugut të luajtur ditën e sotme. Japonezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 39-të pjesës së parë me anë të Hondës.

Edhe pse përpjekjet e skuadrës afrikane ishin të shumta nuk kanë mundur të ndryshojnë rezultatin duke i dhënë skuadrës japoneze vendin e dytë të renditjes në grup.

Kreun e klasifikimit e mban Holanda që ka fituar 2-0 me Danimarkën e vendit të fundit, ndërkohë që Kameruni kalon në vend të tretë.

Top Channel