Holanda mund 2-0 Danimarkën

14/06/2010 15:35

Holanda ka fituar 2-0 ndaj Danimarkës në ndeshjen e vlefshme per grupin E të botërorit Afrika e Jugut.

Tulipanët kanë kaluar në avatazh falë një autogoli të skuadrës kundërshtare të shënuar nga Poulsen në minutën e 46-të të takimit.

Goli tjetër i skuadrës portokalli është shënuar në minutën e 85 nga Dirk Kuyt, pas një aksioni në zonë të Eljero Elia që goditi shtyllën.

Ndeshja është karakterizuar nga një epërsi e holandezëve që kanë rrezikuar disa herë portën e Danimarkës.

Ky ishte takimi i parë i grupit E në këtë botëror, ndërkohë në orën 16:00 do të luhet ndeshja tjetër mes Japonisë dhe Kamerunit.

 

Top Channel