Green, fundi i dashurisë shkaku i gafës?

14/06/2010 12:30

E kishte fajin topi apo Elizabeth Minett? Portieri i Anglisë, Robert Green qe bëri një gafë të pafalshme në ndeshjen kundër SHBA-së, nuk ka si të mos kalojë në skanerin e mediave ku nuk shpëton as jeta e tij private.

Sipas tabloideve britanikë, portieri po e vuan ende ndarjen nga modelja kanadeze Elizabeth Minett rreth një muaj më parë. Lidhja e tij me bukuroshen zgjati rreth dy vjet.

Vetëm dy muaj më parë, modelja shprehte dëshirën për të udhëtuar në Afrikën e Jugut bashkë me të dashurin, por ngjarjet kanë marrë një rrjedhë tjetër.

Ka pasur në mendje ish të dashurën gjatë gafës? Këtë nuk kemi për ta marrë vesh asnjëhërë, por ajo që mund të konstatohet është se pranvera e këtij viti është një nga më të errëtat e jetës së portierit.

Top Channel