Cannavaro: Nuk jemi yje, por jemi të armatosur mirë

14/06/2010 17:25

“Momenti më i vështirë i botërorit është ndeshja e parë. Vjen pas një periudhe të gjatë stërvitore kur nuk dihet ende forma e saktë fizike”. Kështu është shprehur për “L’Equipe”, Fabio Cannavaro.

“Nëse fitohet ndeshja e parë, rruga është e shënuar. Nuk kemi yje, por jemi të armatosur mirë”, shton kapiteni i të kaltërve, pak orë nga sfida me Paraguajin.

“Në 2006-ën ishte e lehtë, çdokush e dinte shumë mirë se çfarë duhej të bënte dhe ku duhet të shkonte. Këtë herë është ndryshe”, theksoi Cannavaro.

Top Channel