Botërori, FIFA hap hetimin për stadiumet bosh

14/06/2010 15:55

Hapet një hetim i FIFA-s për të zbuluar përse mijëra vende në stadiumet e Port Elizabeth dhe Polokwane kanë mbetur bosh gjatë ndeshjeve të Koresë së Jugut dhe Greqisë dhe Algjeri-Slloveni.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i organizatës botërore të futbollit, Nicolas Maingot.

Më rastin e ndeshjes mes koreanojugorëve dhe grekëve ishin 31.513 spektatorë përballë një kapaciteti të stadiumit prej 42.486 spektatorësh.

Një e treta e vendeve kanë mbetur bosh edhe për ndeshjen mes Algjerisë dhe Sllovenisë në Peter Mokaba Stadium që mund të mbajë 41.733 spektatorë.

Top Channel