Anglia, Rooney mungon në stërvitje

14/06/2010 14:05

Pas ditës pushim të dhënë nga trajneri Capello, mëngjesin e sotëm Anglia është kthyer në stërvitje por pa sulmuesin Wayne Rooney.

Lojtari i Manchester United ka pësuar një dëmtim të lehtë gjatë ndeshjes kundër SHBA-së dhe mosjpesëmarrja në stërvitje synon të evitojë përkeqësimin e gjendjes së tij.

Ndërkohë, Fabio Capello ka zhvilluar një bisedë të gjatë me lojtarët duke i motivuar pas barazimit zhgënjyes me SHBA-në. Ndeshjen e radhës Anglia do ta luajë përballë Algjerisë ditën e premte.

Top Channel